Arta Marku i dorëzoi sot detyrën kryeprokurorit të ri Olsian Çela, që u votua dje nga parlamenti për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme. “Ndoshta është hera e parë që kalon detyra. Transparenca është mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve dhe te publiku. Falenderoj dhe vlerësoj Markun për këtë punë në këto dy vite, në një fazë tranzicioni, ku vendi është përballur me mjaft probleme të mëdha. Ajo ka bërë më të mirën e mundshme.

Tani hyjmë në një fazë të re, ku po ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Prokuroria ka pësuar ndryshime rrënjësore, kjo kërkon një angazhim të ri dhe konceptim të ri si duhet të funksionojë ky organ.

Kemi kapacitetet për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së BE, rezultatet e punës sonë kanë rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte, unë mendoj se ka tashmë ka mundësi që Kryeprokurori mund të japë kontribut për t’u dhënë jetë ideve të reja. Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor.

Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete.

Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Cdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë” tha kryeprokurori i ri Olsian Çela.

Artikulli paraprakSA HERË DUHET T’I LANI FLOKËT NË DIMËR – SI NDIKON MOTI I FTOHTË
Artikulli tjetërINFO PLUS – 06.12.2019