Kryeprokurorja Arta Marku, shte ditën e sotmë në Vlorë ku qe e pranishme në një analizë të prokurorive. Ajo foli me tone të ashpra, duke e quajtur Vlorën rrethin me situata më të rënduar kriminale.

Marku kërkoi më shumë bashkëpunim mes policisë dhe organeve kopetente. Sipas saj nga policia dhe prokuroria janë treguar neglizhente që në momentin që ka ndodhur ngjarja.

“Vlora është një rreth me situata më të rënduara kriminale. Kriminaliteti eshte me i larte se ne qytete te tjera si Fieri, Lushnja apo Berati.

Shume ngjarje mbeten te pazbardhura ende. Kerkohet me shume bashkpunim mes policise dhe organeve kopetente.

Jeni te pavarur ne punen tuaj por do vij momenti qe per cdo deshtim pergjegjesine do ta mbani personalisht”, u shpreh Marku.

Analiza ka vijuar me dyer te mbyllura, ndersa nuk jane lejuar as pyetjet nga mediat.

Artikulli paraprakMENAXHERI SHERR ME KLIENTIN NË LOKAL, QËLLON ME ARMË DHE TENTON T’I IKË POLICISË
Artikulli tjetërTRITOL LINJËS 400 KW NË FUSHË- KRUJË, POLICIA SHOQËRON PESË PERSONA TË DYSHUAR