“Qyteti, unë Shkodra” është tema e një bisede të hapur që u zhvillua me studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Galerinë e Arteve në Shkodër nga Alminda Mema, pjesë e shoqërisë civile. Kjo bisedë për të rinjtë, qytetin dhe artin u nxit nga ekspozita “Tirana n’Shkodër” e dy artisteve Arnilda Kyrçyku dhe Doris Graf e hapur pak ditë më parë në Galerinë e Arteve.

Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka thotë se përfshirja e të rinjve në biseda të tilla që lidhen me artin dhe transformimin e qytetit përmes tij është shumë e rëndësishme në ditët që po jetojmë.

Në këtë takim studentët patën mundësi të marrin një informacion dhe botëkuptim ndryshe ndërsa shprehën mendimet e tyre se si arti mund të ndërlidhet dhe mund të ndikojë në transformimin pozitiv të një qyteti si Shkodra ku sfidat zhvillimore i ka të mëdha.

Artikulli paraprakMOTORI PËRPLAS PËR VDEKJE 75-VJEÇAREN NË LEZHË
Artikulli tjetërREKTORI PRET AMBASADORIN E AZERBAJXHANIT