Përmes një atmosfere festive instituti “Arti i Kuzhinës” në Shkodër ka hapur dyert për fillimin e vitit të ri shkollor, duke mirëpritur të gjithë kursantët .

Një institut i të gjitha standarteve nga ku individet do te mesojnë rreth kuzhinës tradicionale dhe asaj moderne përmes kurseve tre mujore 6 mujore dhe 9 mujore.

Shefi i kuzhinës Ergys Rexhepi tregon benefitet që kursantët do të marrin gjatë përvojës në këtë institut.

regjistrimet vijojnë të jenë të hapura për të gjithë ato të cilët ende nuk kanë vendosur për profesionin e tyre ndaj shefi kuzhonës bën thirrje të gjithëve që ti drejtohen arrtit të kuzhinës.

Ndryshe nga viti i kaluar këtë herë vërehet një pjesëmarrje më e lartë e personave që kanë zgjedhur të profesionalizohen pranë këtij instituti.

Praktika në ambjentet e shkollës dhe si dhe pajisja me certifikatë që njihet nga ministria e Punës janë disa nga faktorët që e bëjnë këtë institut të ndryshëm nga të tjerët.

 

Artikulli paraprakTONIGHT – VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërREGJISTRIMI I FERMERËVE PA PRONËSI MBI TOKËN