Instituti kulinar “Arti I Kuzhinës” ka nisur vitin e tetë të kurseve profesionale në fushën e gastronomisë. Këtë vit ka patur një rritje të numrit të të rinjve të regjistruar në kurset, 3, 6 dhe 9 mujore tregojnë shefat e kuzhinës ndërsa shprehen falenderues për besimin që I kanë dhënë këta të rinj.

Ndërkohë edhe kursi I pastriçerisë ka patur një fluks regjistrimesh tregon shefi Samel Zyberi.

Instituti kulinar “Arti I Kuzhinës” prej vitesh ka përgatitur kuzhinierë dhe shefa kuzhine të shkëlqyer, të cilët janë të suksesshëm në drejtimin e kuzhinave më të mira në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Shumë prej tyre janë të punësuar edhe në vendet e Bashkimit Europian, duke u kthyer në histori suksesi për të gjithë. Regjistrimet janë ende të hapura për të gjithë të rinjtë që përmes këtij instituti duan të garantojnë të ardhmen e tyre në fushën e gastronomisë.

Artikulli paraprakPROJEKT PËR PUNËSIMIN E FAMILJEVE NË NEVOJË
Artikulli tjetërUNIVERSITETI, 898 STUDENTË TË RINJ NË SHKODËR