Ka ndërruar jetë në moshen 73 vjecare mjeshtri i madh i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkoder, ndërsa pritet qe ceremonia e percjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Artikulli paraprakPARTITË E VOGLA TË DJATHTA KËRKOJNË KRIJIMIN E FEDERATËS SË OPOZITËS, MEDIU: DIALOG POLITIK ME PREZENCËN E NDËRKOMBËTARËVE
Artikulli tjetërTRYEZA PËR REFORMËN ZGJEDHORE, BASHA: QYTETARËT MERITOJNË POLITIKË TË PASTRUAR NGA KRIMI