Siç është bërë tashmë e udhës, emrat e mëdhenj të artit, traditës dhe kulturës në Shkodrës nuk kanë marrë vlerësimin e duhur nga pushteti lokal dhe padyshim edhe nga ai qëndror, duke lënë në pluhurin e harresës emra që kanë sjell krijimtari të jashtëzakonshme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me muzikantë dhe mësues të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, pjesë e së cilës kanë qenë një numër i jashtëzakonshëm artistësh, të cilët kanë bërë historinë. Drejtori i kësaj shkolle, Anton Kaftalli, në një intervistë për Star Plus, shprehet se një numër i madh emrash me kontribut të madh nuk janë vlerësuar sa duhet.

 Kaftalli shprehet se duhet një vëmendje më e madhe për përzgjedhjen e emrave që vlerëson, sidomos bashkia. Ndërkohë që duhet edhe marrja e mendimit të specialistëve.  Ndër emra të tjerë, Kaftalli përmend si të pavlerësuar sa duhet edhe emra si Danish Jukniu, Ferid Kola, Sytki Brahimi, Elsa Kola, Kolec Gajtani e plotë të tjerë, të cilët merotojnë vlerësime të mëdha për shkak të veprës së madhe që i kanë lënë artit shkodran.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËRGATIT FORMACIONIN NDAJ KUKËSIT
Artikulli tjetërVRASJA E STUDENTES, HISTORI QË PËRSËRITET