Mbrëmja e së martës ishte e veçante në Lezhë.Në skenen e ngritur në sheshin “Gjergj Kastrioti”, u ngjiten artistet e rinj të qytetit. Ata mbajten një koncert live, për qytetaret, emigrantet dhe pushuesit të cilët kanë mbushur sheshin në këto ditë gushti.

Ishte hera e para që përformojnë live dhe diçka e tillë nuk është aspak e lehte, por me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka thotë dirigjenti i këtij koncerti Briken Cara.

Ky koncert i përmbushi në maksimum pritshmeritë e publikut të cilët thonë se këta artista të rinj duhen mbështetur, pasi janë mjaft premtues për të ardhmen.

Koncerti i artistave të rinj zgjati më shumë se 60 minuta, ndërsa u organizua si pjesë e aktiviteteve të përnatshme “Festë N’shpi”, të nisura që prej fillimit të muajit e që do të kulmojnë me 15 gusht në Diten e Shtegtarit.

https://youtu.be/_kG-DcNQdqA

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR PUSHUESI NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërFUSHË ARRËS, FESTA E EMIGRANTËVE NË QYTET DHE NJËSI