Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë.
Grupi i arkitektëve që kanë prezantuar projektin dot janë Vladimir Bregu , Drilon Zaimi dhe Ejona Belegu.Projekti parashikon rikonstruksionin e tetarit aktual, i cili kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Pedagogu Përparim Kabo, i cili e mbëhstet kauzën e artistëve, e kundërshtoi me forcë synimin e qeverisë për ta shembur godinën ekzistuese.
Kujtesa e tyre nuk kalon nga kjo godinë, ata nuk e kanë parë këtu Mbretin Diell, ata s’e mbajnë mend Hamletin, as kthimin e Damës Plakë. 140 përfaqësuesit e popullit shqiptar që keni marrë votën tonë, nuk e dini çdo të thotë që të shembet godina e tetatrit.
27 vjet parlament pluralist, a dini të jetë zhvilluar një seancë e vetme parlamentare për kulturën, për teatrin, për cirkun, për edukimin e fëmijëve me art. Ndaj kemi fëmijë të ngujuar, njaj kemi krime, ndaj kemi mitmarrje dhe korrupsion.
Nëse shembet, nga ministrja e kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqeëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit.
As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria –
tha Kabo, duke nënkuptuar faktin se parlamentarizmi u krijua pikërisht për të kufizuar pushtetin e monarkive.
Aktori i madh Bujar Asqeriu ka marrë pjesë në protestën e rradhës së artistëve dhe aktorëve, ku gjithashtu është prezantuar edhe projekti i tyre për Teatrin e ri Kombëtar.
Në këtë projekt, artistët ruajnë godinën aktuale, ndryshe nga varianti i propozuar nga qeveria për prishjen e saj dhe ndërtimin e një teatri të ri. Sipas artistëve, kostoja për projektin e tyre nuk i kalon 10 milionë euro.
Bujar Asqeriu ndërsa ka marrë fjalën ka dhënë edhe dy mënyrat që sipas tij mund të çojnë në sigurimin e fondit që kërkohet.“Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë.
I pari mund të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur.
Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar.Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti.
E para lajnë mëkatet dhe e dyta tregojnë burrërinë e tyre. Ti paketojnë bukur dhe ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. Dhe shikoni juve se mund të bëhen jo një teatër por dhjetë teatro.
E dyta, ata që janë në diasporë, që po tu thuash që të dorëzojnë nga 5 euro për teatrin. Unë mendoj se të gjithë do të japin aq para”, tha Asqeriu.