Artisti shumë dimensional Filip Gjergji që solli për herë të parë baletin në Shkodër ka festuar 90-vjetorin e lindjes.

Ky jubile i këtij kosoli të artit e kulturës shkodrane është organizuar nga familja e tij duke u harruar nga institucionet vendore apo qëndrore. Dramaturgu Fadil Kraja, bashkëkohës i Filip Gjergji ndjen keqardhje që kjo festë nuk bëhet në teatrin “Migjeni” Ish nxënësi i Filip Gjergjit, Detin Sula vlerëson figurën e artistit që bëri një lloj revolucioni në Shkodër me artin e baletit.

Vetë Gjergji në këtë 90-vjetor ndjen emocione të mëdha ndërsa tregon vështirësitë kur ai solli baletin në Shkodër duke qenë se ishte ende tabu ndërsa rrëfen se si u hoq nga puna politikisht në kohën e regjimit monist. Arti dhe kultura ndodhen në një moment kritik shprehet 90-vjeçari Filip Gjergji. Filip Gjergji i lindur 1 maj 1927 njihet si themeluesi i koreografisë shqiptare në Shkodër. Pinjoll i familjes së njohur Gjergji të ardhur nga Mirdita. Është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, autor i shumë pjesëve artistike por edhe botues librash.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I PLOTË I QËNDRËS NË HAJMEL
Artikulli tjetër“KANDIDATËT E APD NUK PËRFAQËSOJNË ISH-TË PËRNDJKURIT”