Një muzikant i njohur italian është magjepsur nga muzika shkodrane dhe ka vendosur që të botojë dy libra partitura kushtuar muzikës shqiptare.

Pianisti dhe kompozitori Paolo Marzocchi i promovoi këto dy libra të tij në hollin e teatrit “Migjeni” të quajtur “Five Albanian Songs for piano” dhe “Dhuratë Zemre”, frymëzuar nga një temë origjinale e kompozitorit të madh shkodran e shqiptar Prenkë Jakova. Për italianin Marzocchi muzika shqiptare është thuajse magjike.

Autori i këtyre dy librave ka nisur të mësojë për muzikën shkodrane që para 15 vitesh nga njohja që ka me artistin shqiptar me famë botërore Paçalin Pavaci ndërsa është frymëzuar edhe më shumë kur në dorë i kanë rënë kompozimet e jashtëzakonshme të Prenkë Jakovës duke bërë që të sjellë librin partiturë “Dhuratë Zemre” që është pjesë e koncertit të fundvitit “Ndërmendje”.

Është kënaqësi e madhe të jem në Shkodër. Do të luaj disa kompozime që kanë lindur në këtë qytet. Disa prej tyre janë luajtur edhe një vit e gjysëm përpara. Një prej tyre është shumë e veçantë “Dhuratë Zemre”, një fantazi mbi një temë origjinale të Prenkë Jakovës.

Do ta luaj në punimin përfundimtar. Lindi 2 vjet e gjysëm më parë nga një kërkesë e nipave të tij që më kërkuan nëse mund të bëj një përpunim mbi temën e famshme të xhaxhait të tyre. Është një kujtim mbi këtë melodi të bukur nga kjo muzikë fantastike e Shkodrës me të cilën jam njohur këti e 15 vite më parë nga mik im violinist Paçalin Pavaci.

Një erdhi në shtëpinë timë, luajti në piano forte muzikë shkodrane dhe unë nisa të luaj mbi këtë muzikë, duke bërë përpunimet sipas mendjes time, pa prekur origjinalin. Më vonë ja prezantova atij dhe babait të tij Zefit. A i erdhi me një gotë verë dhe filloi duke kënduar.

Më zuri në befasi e nuk dita çfarë të bëj por kuptova muzikën shkodrane, shpirtin dhe ndjenjën që përcjell dhe aty fillova të punoj. Prej 2 javësh kam botuar këto dy partitura që i kam përfunduar. Jam përpjekur të mos shkatërroj muzikën apo shijen origjinale të këtyre veprave, kam punuar me delikatesë duke përdorur teknika të reja”.

“Idea ime ishte kjo, që të njihej muzika shqiptare në Europë dhe botë. Albanian Songs janë 5 këngë të traditës së fortë të muzikës shkodrane. Kam filluar t’i punoj 15 vjet përpara. Më ka ndodhur t’i luaj këto 5 pjesë në Meksikë rreth 3 vite më parë dhe publiku u çmend. Më vinin emaile që më thonin si ka mundësi që ne nuk dijmë asgjë dhe se njohim Shqipërinë, por ka muzikë kaq të bukur, fantastike.

E unë luajta pjesë e përpunuara jo origjinale. Mua më bëhet qejfi që me këtë muzikë u bë e mundur të prezantohej diçka nga tradita shqiptare e pasuria shkodrane veçanërisht. Ritmet e muzikës tuaj janë komplekse kur ja prezanton shumë vendeve europiane por më vonë kur njeh muzikën shqiptare kupton që është diçka natyrale që edhe mund të kërcehet.

Pjesa e fundit ‘Dhuratë zemre’ që është një fantazi mbi një temë të vërtetë të kompozitorit të madh Prenkë Jakova është një stil ndryshe edhe në të luajturin në piano forte. Diçka më klasike, më pak eksperimentale por që përcjell shumë.

Me çdo temë mund të bësh mrekulli, të eksplorosh në muzikë pa i humbur origjinaliteti. Janë tinguj që bëhen mesazh kujtimi, përcjellin ndjenjë”.

Artikulli paraprakBORA, EMERGJENCAT NË MALESI TE MADHE NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërVLLAZNIA, BUXHETI I 2020-ËS VETËM 44 MLN LEKË