Artizanët në qytetin e Shkodrës janë të shumtë në numer. Ata vazhdimish janë pjesëmarrës në panaire të ndyrshme si brenda por edhe jashte qytetit apo edhe vendit. Por edhe problematikat si mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet më të mëdha që I shoqëron ata në punën që bëjnë. Sait Artunda është një prej tyre I cili tregon vështirësinë që kanë për të gjetur punëtorë për të përballuar punën dhe kërkesat.
Mungesa e interesit në fushën e punimeve artizane sa vjen duke u venitur kryesisht nga të rinjtë dhe këtë e konfirmon vetë Sait Artunda.
Të shumta janë sasia e produkteve që ata I përpunojnë si artizanë si qilima, mbulesa etj. Edhe në syrin e blerësve ka interes për produktet artizanale por fuqia e blerësve nuk është dhe aq e madhe tregon Artunda.
Nga ana tjetër Artizani tregon se rreth viteve 90 në Zogaj kanë qënë të shumtë artizanët, e ndërsa sot janë të paktë ku edhe porositë që mund të marrin hera herës edhe nuk i kryejne dot.
Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një problematikë shumë të madhe për të gjitha sektoret ku përveç turizmit edhe artizanët po përballen me këtë shqetësim.