Tradita që ruhet dhe po trashëgohet tek brezat e rinj në lagjen “Zogaj” vetëm 7 km larg Shkodres.
Dikush mund të mendojë se bëhet fjalë për peshkimin, por jo janë punimet artizanale që bëjnë gratë e kësaj zonë që i përkushtohen punimeve me dorë për të siguruar të ardhurat sepse ky është i vetmi biznes fitimprures për to.Lagjia “Zogaj” është një zonë e cila nuk ofron shumë mundësi punësimi për gratë, kështu që ndër të vetmet mundësi punësimi është puna artizanale, kryesisht thurja e qilimave. Nebije Çotaj artizania më e vjeter thotë se këtë zanat e ka të trashëguar nga të paret e saj dhe kjo tradite do pasohet edhe tek brezat e rinj. Kërkesat janë të shumta nga të gjitha trevat shqiptare por jo vetëm. Në punishten e përbërë prej 10 femrash në sy të bien qilimat,torbat,sexhadet si dhe mbulesat e krevateve të gjitha të punuara me dorë, disa të punuara vetë e disa të trasheguara ndër vite. Kërkesat janë të shumta , sidomos nga tregu jashtë vendit.Dukë parë mundësitë e tyre, për prodhimin e një sërë varietetesh artizanale, artizanet e Zogajve kërkojnë një mbështetje më të madhe nga shteti ,për eliminimin e vështirësive që pengojnë aktivitetin e tyre.