Fundjava në këto ditë të fundit të dhjetorit ofron shumë në Shkodër. Mesa atmosferës festive, tashmë në pedonalen “Kolë Idromeno” është hapur panairi I artizanëve të cilët promovojnë prodhime të ndryshme të punuara me dorë. Për Enver Osmanin, një fermer me shumë vite eksperiencë në prodhimin e verërave dhe pijeve të tjera tregon se këto ditë ka marrë shumë vëmendjen e emigrantëve të cilët janë kthyer në vendlindje për të kaluar festat.

Ndërkohë, për një artizane të re, Malvina Nikolli, qytetarët shkodranë por edhe turistët janë interesuar për çantat e saj të punuara me dorë.

Për tre ditë ky panair I hapur në qendër të qytetit të Shkodrës, ka marrë vëmendjen e qytetarëve shkodranë por edhe turistëve të huaj të cilët ndodhen këto ditë në Shkodër për t’u përfshirë në atmosferën festive që ka mbërthyer qytetin.

Artikulli paraprakVRASJA E ENTJAN NIKULAJ ENDE PA AUTOR
Artikulli tjetërKONCERTI I KOREVE, MASSAFRA: DUHET PAQE, JO LUFTË