Panairi i organizuar në kuadër të ditës së verës ka bërë bashkë artizanë nga të gjitha trevat shqiptare, mes te cilëve edhe 3 artizanë që për herë të parë vijnë nga qyteti i Pogradecit. Të pyetur nga Star Plus ata thonë se e shohin panairin si një mundësi të mirë për të promovuar punimet e tyre.
Ndërkohë artizanët tregojnë se interesi i të rinjve për të mësuar punimet e dorës sa vjen dhe ulët.
Panairi do të qëndrojë i hapur deri me datën 17 mars, për të pritur të gjithë qytetarët shkodranë dhe vizitorë të ndryshëm të cilët duan të blejën punime të ndryshme artizanale apo produkte bio.