Një pjesë e artizanëve të cilët morën pjesë në panairin “Vjeshtë n’Shkodër” thanë se një nga problematiakt me të cilat përballen më së shumti është mungesa e një tregu për promovimin dhe shitjen e prodhimeve të tyre lokale. Hapja e një tregu vetëm në funksion të tyre do të ishte një investim nga ana e bashkisë thanë ata.
Panairi “Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve të territorit”, të 11 njësive administrative të Bashkisë Shkodër tashmë është ktheyr në traditë. Ndërkohë artizanët kërkojnë mbështetje nga institucionet pasi trashëgimi I kulturave të ndryshme tek brezi I ri është kthyer në një tjetër sfidë.