Në pedonalen “Kolë Idromeno” është hapur java e panairit të agroturizmit. Pjesëmarrës në këtë panair të organizuar nga bashkia Shkodër dhe Shoqata e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë janë artizanë dhe zejtarë jo vetëm nga qyteti I Shkodrës por edhe qytete të tjera të Shqipërisë, Mali I Zi, Gjakova dhe jo vetëm. Shkodra është një qytet që mirëpret vizitorë në çdo periudhë të vitit, ndaj edhe pjesëmarrësit janë të kënaqur me interesin e treguar.
Gjatë muajve në vazhdim do të organizohen edhe panairi të tjera, ku do të prezantohen artizanë dhe zejtarë të rinj që do t’I bashkohen shoqatës.