Ashtu siç lajmëroi edhe kryetari I shoqatës së artizanëve, bashkia Shkodër nuk ka miratuar ende programin vjetor të aktiviteteve. Kristina Ndoci, një prej artizaneve që ka mbi 35 vite që I ka kushtuar jetën punimit me dorë të pëlhurave kërkon më tepër angazhim nga ana e bashkisë Shkodër.
Ndërkohë, ndërtimi I një tregu për artizanët do të ishte një ndër investimet më të mira të bashkisë, shton artizania Ndoci.
Aktulisht, programi I paraqitur nga shoqata e artizanëve dhe zejtarëve nuk përmbush të gjitha kërkesat që kanë specialistët e bashkisë Shkodër, duke bërë që dakordësia për programin të shtyhet me 2 muaj të tjerë krahasuar me vitet e kaluara.