Iliriana Asllani është një artizane nga Ulqini e cila ka sjellë në panairin e artizanëve në qytetin e Shkodrës reçelin e ullirit. Një reçel i veçantë i cili realizohet vetëm në Ulqin tregon artizania. E reja tregon se si realizohet ky reçel.

Pjesmarrja në panairin e artizanëve në Shkodër shpreson që të kthehet në një urë lidhëse për bashkëpunime të tjera në këtë qytet shprehet artizania.

Për të dytin vit radhazi Star Plus televizion në bashkëpunim me ambasadën britanike po zhvillojnë projektin Media for all, projekt i cili ka si qëllim mbështetjen e artizanëve në qarkun e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSTAR KIDS – 27.10.2022
Artikulli tjetër65- VJETORI I UNIVERSITETIT TË SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”