
Antoneta Kroni është një prej artizaneve në Shkodër që shpesh herë është prezente me punimet e saj në panairet që mbahen në qendër të qytetit. Antoneta tregon se punimin me grep e ka mësuar që në fëmijërinë e saj.
Artizania tregon më tepër rreth pasionit që ka për këtë zanat. Fillimisht punimet e saj kanë qenë çentro dhe aksesor por tashmë ajo ka nisur të punojë dhe çanta të cilat kanë edhe kërkesë në treg.
Ndersa këtë zanat Antoneta e ka trasheguar edhe tek vajzat e saj. Prej shumë vitesh panairet e punës janë prezente në qytetin e Shkodrës ku edhe artizanët po i japin jetë trashegimisë kulturore me punimet e tyre.