Artur Metani, i emëruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Shtetit, do të jetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Ai u zgjodh me 98 vota pro nga Kuvendi. Kundër tij votuan 8 deputetë.
Metani ishte renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me 89.6 pikë.
Pas Artur Metanit me 0.6 pikë më pak është renditur prokurori Sokol Stojani.