Kur Shkodra dhe e gjithë Shqipëria uronte gëzuar 28-nëntorin, 104-vjetorin e pavarësisë së vendit
, skenaristi Lisandër Kola dhe aktori Nikolin Ferketa kishin zgjedhur një titull të veçantë për monodramën e tyre, premiera e së cilës u shfaq në ambientet e tetatrit “Migjeni”. “As gëzuar nuk të thashë”, paraqet artistikisht tablonë e jetës së një djali të ri, cili gjendet para tri udhëkryqeve të mëdha: nëna, e dashura dhe atdheu. Kjo pjesë i përkët një zhanri të veçantë që quhet “tetatër dhome” dhe për këtë arsye autorët zgjodhën hollin e tetarit si vendin më të përshtatshëm për shfaqjen e saj. Nikolin Ferketa, ende nën efektin e emocioneve që të jep roli, përshkori shkurtimisht se çfarë kjo monodramë i ofron publikut. Skenariti dhe regjisori i monodramës, Lisandër Kola, tha se nuk ka një lidhje mes datës kur u shfaq dhe asaj që përmban vepra. “As gëzuar nuk të thashë” është vepra e cila mbyll vazhdën e aktiviteteve që bashkia e Shkodrës ka organizuar me rastin e festive të nëntorit. Në tetatrin “Migjeni” shaqet edhe me datën 29 nëntor, ndërsa shumë shpejt do të shohë dritën e skenës së teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.