Konsiderohet si trajneri më i mirë në botë por Jose Mourinho nuk është tekniku më i paguar në botë.

Emërimi i luzitanit në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë ish-trajneri i Realit te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim. Sipas prestigjiozes spanjollë “Marca”, “Special One” është vetëm i pesti në listë.

Të gjithë mund të mendojnë se tekniku më “I pasur” është Pep Guardiola i Manchester City-t, por nuk është kështu. Trajneri më i vlerësuar financiarisht është Diego Pablo Simeone, më plot 41 milionë euro në sezon, një shumë që është thuajse sa dyfishi i pagës së Guardiolës dhe i Ernesto Valverdes së Barcelonës.

10 trajnerët më të paguar:

1 – Diego Simeone – Atlético de Madrid (41 milionë euro)

2 – Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)

3 – Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)

4 – Zinedine Zidane – Real Madrid (21 milionë euro)

5 – José Mourinho – Tottenham (17.5 milionë euro)

6 – Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande (15 milionë euro)

7 -Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)

8 – Leonardo Jardim – Mónaco (13 milionë euro)

9 – Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)

10 – Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)

Artikulli paraprakMË SHUMË SE 400 EMIGRANTË MBËRRITËN NË ISHUJT GREKË NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërGJARPËRINJTË KISHIN KËMBË TË PASME PËR 70 MILIONË VJET