Rreth 500 emigrantë kanë kërkuar ndihmë nga brigjet e Siçilisë, pasi rrezikuan të mbyten. Mediat italiane raportojnë se alarmi erdhi ditën e sotme, pak ditë nga tragjedia ku u mbytën të paktën 72 emigrantë.

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për emigrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” për ndërhyrje emergjente. Anija u largua nga Libia dhe ndodhet në jug të Siçilisë në zonën detare të kërkimit dhe shpëtimit (SAR) të Italisë, shtoi Alarm Phone. Reagimi i Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vu nën mikroskop pas mbytjes së anijes në 26 shkurt pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Por kjo tragjedi nuk ndaloi flukset e parregullta të emigrantëve, teksa pothuajse 3,000 njerëz erdhën në Itali prej të mërkurës, krahasuar me rreth 1,300 për gjithë marsin e vitit të kaluar. Vetëm dje në ishullin Lampedusa kanë mbërritur 1869 emigrantë me 41 varka të ndryshme, siç raporton agjencia ANSA, duke folur për një numër rekord.

Artikulli paraprakBERISHA NË LEZHË, PREZANTON KANDIDATIN PASHK GJONI
Artikulli tjetërBERISHA NDAHET NGA “VULA”: NUK NEGOCIOJ ME PENGJE