Asambleja e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Shqipëria ngul këmbë, Rusia përjashtohet! Petro Koçi: Lufta në Ukrainë, sulm nazist. Lufta në Ukrainë vijon ta penalizojë Rusinë në çdo organizatë ndërkombëtare. Në sesionin e 60 të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Ekonomik të Detit të Zi, ( PABSEC) delegacionit rus nuk i janë miratuar mandatet, për shkak edhe të këmbënguljes së delegacionit shqiptar. Ky ishte një sesion me debate të nxehta për shkak se ne të bëjnë pjesë si Ukraina ashtu edhe Rusia. Delegacioni shqiptar me Kryetar Petro Koçin u bë protagonisti kryesor për rrëzimin e aprovimit të mandateve të delegacionit rus në Asamble.

Me ndërhyrje të vendosura u shmang çdo manovër për t’i bërë dredha rregullores që kishin synim të arrihej vlefshmëria e mandateve të Rusisë, duke shpikur opsionin e votimit në bllok të të gjithë mandateve të delegateve të rinj. Votimi u krye në përputhje me rregulloren dhe asnjë mandat i ri i Rusisë nuk u aprovua. Në krah të Shqipërisë ishte aktiv edhe delegacioni rumun. Në favor të Rusisë votuan Serbia, Armenia, Turqia. Në fjalën e tij zoti Koci theksoi se “nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt por me lufte naziste të Rusisë ndaj Ukrainës. Ukraina po lufton për çlirim, ndërsa Rusia po kryen luftë pushtuese. Çdo deputet i Rusisë është njëlloj përgjegjës për agresionin mbi Ukrainën”.

Delegacioni rus u largua me nervozizëm nga sesioni. Ndërkohë amendamentet e delegacionit ukrainas kaluan te gjitha ne dokumentet e aprovuara ne Asamble. Megjithëse statuti i organizatës nuk parashikon përjashtimin si opsion, mosaprovimi i mandateve ruse është de facto përjashtim. Delegacioni ukrainas i shprehu mirënjohje të veçantë Shqipërisë për këmbënguljen aktive te delegacionit për të materializuar në vendimmarrje vullnetin politik të organizatës.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, DUKA: OPOZITA TË DALË ME NJË KANDIDAT
Artikulli tjetërRAPORTI: SHKODRA HUMBI 15% TË POPULLSISË NË 10 VITE