Në Pallatin e Kongreseve nisi punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e para e këtij lloji që zhvillohet në vendin tonë.
Fjalën e hapjes, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në rolin e mikpritësit zgjodhi që ta mbajë në shqip.Ai vuri theksin tek sfidat kryesore të NATO-s, që nga siguria në vendet Lindore, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve. Për t’iu përgjigjur më mirë këtyre sfidave, tha Bushati, jo vetëm që NATO duhet të vendosë plotësisht në zbatim vendimet e marra në samitin e Uellsit, por duhet të shkojë më tej në samitin e radhës që mbahet në Varshavë. Bushati kërkoi forcimin mes NATO-s dhe BE-së, sidomos për krizën e refugjatëve, ndërsa me rëndësi vlerësoi edhe anëtarësimin e Malit të Zi për të shmangur ndikimin rus në rajon.