Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në datë 7 tetor, ku do të prezantohen zv/ ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Gjithashtu në Asamble do të prezantohet edhe platforma e koalicionit me njerëzit në koordinimin e Saimir Tahirit. Asambleja do të bëjë edhe një analizë për procesin e zgjedhjeve, ndërsa priten që të merren edhe vendime të tjera.
Në Asamblenë e fundit të zhvilluar në muajin gusht kryeministri Rama prezantoi kabinetin, ndërsa në të radhës do të zyrtarizohen zv/ ministrat.