“Një parlament që duhet të transmetohet me pullë të kuqe, pronografi e gjallë”, kështu tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS.

Rama: Mblidhen gjithë zuzarët dhe tellalet e të shkuarës dhe kërkojnë ti thonë popullit se mjafton të shpëtojmë nga kjo qeveri dhe shëptuam Shqipërinë. Keni dëgjuar ndonjë ide, përveçse sharje akuza, fyerje, imoralitet gjuhësor i skajshëm, tragjedi eduktaive. Mjer ata që ndjekin parlamentin, është pornografia më ekstreme për ata nën 18 vjeç, duhet transmetuar me pull të kuqe, një turp i pashoq, një kriminalizim i përditshë. Problemi është tek kriminalizmi shoqëror, tek futja deri në skutën më të errët të atyre që ndjeklin një helm me pasoja katastrofike.

 Fazë e re për një mandat të ri Kryeministri Edi Rama tha se forca që ai drejton hyn në një fazë të re për një mandate të ri. Rama tha se PS ka rritur mështetjen e saj nga 2013 dhe sipas tij njerëzit besojnë se PS do ta bëjë Shqipërinë shtet.

Rama: Kjo është mbledhja e fundit e asamblesë për këtë vit e cila shënon edhe hyrjen në një fazë të re për partinë tonë për një mandate të ri për të vazhduar përpjekjen tonë për Shqipërinë e Gjernartës tjetër. Është e pashmangshme që ne të bëjmë një bilanc që ne te jemi sa më sintetik sepse nëse do ti referohemi listës së gjatë të angazhimeve të marra dhe të punëve të kryera do të duhej një fjalim që do të zgjaste deri nesër dhe këtë nuk e them në sensin alegorik, por në kuptimin e plotë të fjalës.

Para pak ditësh bëmë një azhornim të programit të qevrisë me detyrat e kryera dhe e vërteta është se edhe pse jo gjithëçka e shkruar në program është nje detyrë e kryer, por volumi në raport me detyrat e kryera është mbresëlënëse. E mbyllëm vitin me një paketë solidariteti, që jo vetëm na indetifikon në sytë e të gjithë atyre që janë në nevijë, por edhe në ndihmon që të kuptojmë sesa rrugë kemi bërë në këtë periudhë kohë pasi u nisëm nga një pikë halli. Sot jemi në gjendje të rrisim rrogat dhe të spostojmë nga arka e shtetit në arkën e familjeve 100 mln dollarë në vit, ndërkohë që qeveria e mëparshme në 8 vjet spostoi 124 mln dollarë.

Ne qysh ditën e parë hoqëm nga supet e shtresës së mesme dhe të varfër barrën e taksës së sheshtë 10%. Me këtë lëvizje u dhamë 140 mln dollarë të tjerë atyre që paguajnë një taksë mbi rrogën. Unë krenohem për PS që mbështetja popullore është më e madhe se në 2013 jo se ne kemi bërë Shqiëprinë fushë me lule, por sepse njerëëzit e kanë besimin se vetëm ne mund ta bëjmë Shqipërinë shtet dhe vetëm ne mund ta fusim Shqipërinë në një fazë të re.

Artikulli paraprakVRITET NË MILANO AUTORI I MASAKRËS NË BERLIN
Artikulli tjetërPO UDHËTONTE ME BIÇIKLETË, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE 59-VJEÇARIN