Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë Asamblesë Kombëtare ndryshime të reja në qeveri. Në kabinetin qeveritar duket se ka emra të rinj dhe disa të larguar. Vihet re se Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi dhe Edona Bilali janë larguar nga qeveria, ndërsa për Manstirliun, Ibrahimajn kemi një ndryshim të portofolit, pasi kanë ndërruar ministri. Kryeministri Rama ka përzgjedhur Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, në vend të Olta Xhaçkës.Kurse Krifca zëvendësohet te ministria e Bujqësisë me Anila Denajn. Ogerta Manastirliu merr vendin e Evis Kushit te ministria e Arsimit, kurse të Shëndetësia vjen Albana Koçiu. Një tjetër emër i larguar nga qeveria është Edona Bilali. Në vend të saj spostohet Delina Ibrahimaj e cila mbante postin e ministres së Financave.
NDRYSHIMET E PROPOZUARA
Ervin Mete ministër i Ekonomisë dhe Financave
Igli Hasani Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Anila Denaj Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ogerta Manastirliu Ministër i Arsimit dhe Sportit
Albana Kociu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Delina Ibrahimaj Ministër Shteti për Sipërmarrjen
Arbi Mazniku Ministër Shteti për Pushtetin Vendor
Shkrihet ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet