Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS. Salianji pyet se kush e ka frikësuar kryeministrin aq sa të sterrojë dhe t’i nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK.

Sipas tij, Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!

“Një Asamble Socialiste e organizuar për shoën e Ramës në sulmin ndaj drejtësisë, SPAK dhe partnerëve!

Kush e ka frikësuar KM aq sa të sterrojë dhe ti nxjerrë dhëmbët drejtësisë deri në kërcënimin me skualifikimin e SPAK?!

Çdo strukturë e drejtësisë në Shqipëri ka detyrimin të kontrollojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të korruptuarit, abuzuesit, shpërdoruesit e pushtetit që janë në pushtet, që qeverisin dhe që e kanë bërë Shqipërinë të nxijë në çdo raport ndërkombëtar!

Drejtësia duhet ti qëndrojë përballë presionit mafioz që kërkon ta intimidojë! Axhendën e drejtësisë nuk mund ta diktojë Rama dhe Partia Socialiste!”, deklaron Salianji.

Artikulli paraprakZGJEDHJA E KRYETARIT TË PD, KOMISIONI I RITHEMELIMIT ZBULON RREGULLOREN E RE: AKSES TË BARABARTË NË GARË, NË LISTA DHE NË ZYRËN E SHTYPIT, JA ÇFARË PARASHIKOHET
Artikulli tjetërRAMA THA SE SPAK HETOI DVORANIN SE E KËRKOI META, PRESIDENCA: THIRRJE PËR DREJTËSINË QË TË MOS SHKELIN VIJËN E PARTISË