Partia Socialiste do të zhvillojë asamblenë në datën 23 korrik në orën 18:00.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen kryesisë së PS. Mbledhja e kryesisë është thirrur për të harmonizuar politikat shtetërore me të zgjedhurit vendore.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama porosit që tranzicioni në ish-bashkitë e djathta të jetë i butë, i ngadaltë dhe transparent.

Natyrshëm, thuhet në mesazhin e kryeministrit, do të shkarkohen menjëhere stafet politike, por zëvendësimet do të behen me propozim të kryetarit të Bashkisë dhe miratim të Këshillit Drejtues të Rajonit dhe në dy nënkryetarë një duhet të jetë detyrimisht grua.

Artikulli paraprakBËNË KËRDINË ME VJEDHJEN E BAGËTIVE, ‘KASAPI’ PRANGOS HAJDUTËT NË LEZHË DHE PASKUQAN
Artikulli tjetërSHERR NË FAMILJE, DJALI GODET TË ATIN ME SËPATË NË BALLË