Pasditen e së mërkurës njëkohësisht kur zhvillohej ndeshja Vllaznia-Kastrioti është mbajtur edhe mbledhja e Asamblesë të Klubit të Futbollit Vllanzia ku fatmirësisht në këtë mbledhje kanë qënë në sallë rreth 36 vetë pra numri i duhur i këshilltarëve.

Në këtë mbledhje kanë pasur dy pika si rend dite të cilat ishin pasqyrat financiare të vitit 2016 dhe miratimin e fondit pre 170 milion lekësh të vjetra .Gjatë kësaj mbledhjeje nuk kanë munguar dikutimet rreth Vllaznis dhe ecurin e saj por ka pasur nga ana e këshilltarëve edhe kritika për mënyrën e mënaxhimit.

Këshilltarët ishin të gjithë të një mendimi që zgjidhja e vetme për ecurinë e mbarë të Klubit Vllaznia është privatizimi. Ndërkaq kryetari i këshillit bashkiak Xhemal Bushati ka propozuar dhe është miratuar drejtuar kryebashkiakes Ademi për ta autorizuar atë të negociojë me FSHF-në për mbylljen sa më parë të punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” dhe marrjen në dorëzim të këtij impianti sportiv.

E rëndësishme është që pavarësisht debateve, është miratuar fondi i duhur me të cilin do të paguhen dy rrogat e prapambetura të futbollistëve të ekipit të Vllaznisë.

Artikulli paraprakKASTRIOTI NJË EKIP JO I LEHTË POR ARRITËM FITOREN
Artikulli tjetërLIDERËT EUROPIAN SHTYJNË PËR NË TETOR BREXIT