“Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos” do të organizohet për herë të parë në Tiranë dhe për këtë arsye kryeqyteti do të jetë i blinduar për katër ditë, duke filluar nga dita e premte deri më datë 31.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa ekstreme për të siguruar mbarëvajtjen e takimit që gjithçka të shkojë në siguri të plotë, pasi në këtë takim do të marrin pjesë 470 personalitete. Ja rrugët që bllokohen Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët: – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza” – Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” – Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II” – Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” – Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni. Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve përreth Pallatit të Kongreseve. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKATEDRALJA E SHKODRËS PËR IMZOT AVGUSTININ: SHPIRTI YT I BUKUR, LULËZOFTË NË PËJETËSI
Artikulli tjetërZBARDHEN FORMULARËT, PRESIDENTI NISHANI E KISHTE MBIEMRIN MEHMEHTI