Një premtim i mbajtur ndaj një komuniteti. Ky është realiteti i rrugës pranë xhamisë në Bushat, e cila tashmë eshte e perfunduar fale investimit të Bashkisë Vau Dejës.
Prezent në inspektimin e punimeve, ka qene vete kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila i cili ka marre falenderimin nga drejtues te komunitetit mysliman në zonë dhe banorë të kesaj lagje.
Gjatë muajve të fundit, Bashkia Vau Dejësi ka kushtuar një vemendje te vecante investimeve ne infrastrukture, duke e konsideruar kete fushe nje nga prioritetet kryesore te punes se administrates se Bashkisë Vau Dejës.