Një juri në Kanada ka liruar nga akuzat pronarin e një dyqani kafshësh në New Brunswick, pitoni i të cilit asfiksoi dy djem të vegjël në 2013 – ën.

Gjarpëri 4.3 metra hyri përmet vrimës së venditalorit për të shkuar tek dy vëllezërit, të cilit po flinin në apartamentin mbi dyqan. Hetuesit thanë se Jean – Claude Savoie kishte treguar pakujdesi për sigurinë e Noah Barthe, 4 – vjeç dhe Connor, 6 – vjeç. Por juria pranoi se Savoie nuk mund të kishte parashikuar që gjarpëri mund të futej në një tub rreth 10 centimetra të gjerë. Për këtë arsye Savoie nuk e kishte parë të arsyeshme ta siguronte këtë hyrje, tha avokati i tij. Patologu që performoi autopsinë tek të vegjëlit tha se ata kishin vdekur si pasojë e asfiksisë dhe secili kishte plagë në trup nga kafshimi i gjarpërit. Pitoni afrikan i gurëve u vra pas ngjarjes së rëndë.

Artikulli paraprakKOSOVA URON PRESIDENTIN TRUMP DHE POPULLIN AMERIKAN
Artikulli tjetër“NUK JE PRESIDENTI IM”, AMERIKANËT SHPËRTHEJNË NË PROTESTA