Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen me sukses të një operacioni antikanabis, që rezultoi me kapjen në flagrancë të autorit dhe asgjësimin e ngastrave të mbjella me bimë narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se operacionet për goditjen e grupeve kriminale do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Ndërsa vijon mega-operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale në gjithë territorin e vendit, Policia e Shtetit, sapo kanë përmbyllur një goditje të suksesshme në Vaun e Dejës, duke arrestuar në flagrancë keqbërësit!”, shkruan Balla.

Gjatë operacionit policor të koduar “Corn” u asgjësuan 2100 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

Artikulli paraprakTIFOZËT I HAPIN PROBLEME, UEFA GJOBË TË MAJME PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërMJEDISI I PASTËR, SFIDË PËR SHËNGJININ