Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

-Në fshatin Mazrrek, në Shkodër, në vëndin e qujatur “Mbas Pyllja”, janë gjetur dhe asgjesur : 397 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 5 parcela te hapura rishtas. Bimet varionin me lartesi 150-170 cm. -Në fshatin Vukjakaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesur : 643 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 8 parcela. -Në fshatin Mnelë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesur : 750 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 3 parcela. Bimët narkotike u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBOKS, EKIPI PËRFAQËSUES NISET DREJT EUROPIANIT
Artikulli tjetërPAGESA PËR TU KTHYER, SHQIPTARËT KTHEHEN NGA AZILI