Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : -Në fshatin Toplanë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 10 parcela me 590 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

-Në fshatin Prekal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 2 parcela me 330 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin Telume, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 8 parcela me 772 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në vëndin e quajtur Berishë e Vogël, në Iballë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar : 1 parcelë me 124 bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në vëndin e quajtur fshati Dush, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 1 parcelë me 310 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJICI HEDH GREPAT NË SHKODËR, KËRKON 500 MIJË EURO
Artikulli tjetërE DIELA, TRAFIKU “KRYEFJALË” E DITËS