Asgjësohen 227 rrënjë kanabis, në kërkim autorët
Vazhdon monitorimi i territorit për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike. Ditën e sotme, në Krujë u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 227 rrënjë kanabis. Zbulimi i bimëve u bë nëpërmjet monitorimit nga ajri, dhe në operacion angazhuan 30 forca policore. Policia bëri të mundur edhe evidentimin e një personi të dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike, ndërsa vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i plotë i policisë: Krujë, më 28.07.2017. Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike. Monitorimi u krye nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane. U angazhuan 30 forca policie. Asgjesohen me anë të djegies 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, gjatë dy ditëve janë angazhuar 30 forca policie për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike. Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike. Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.