AKSION I POLICISË NË KUADËR TË OPERACIONEVE ANTIKANABIS. Policia e Shkodrës vijon operacionet antikanabis. 2320 rrënjë bimë narkotike janë asgjesuar, ku 850 prej tyre ishin të kultivuara në kubik. Nga strukturat e Policisë së Qarkut Shkodër , Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u mësua se në pyllin e fshatit Mazrek dhe Plan kishte të kultivuara bimë narkotike dhe pas kontrolleve të imtësishme ka rezultuar se: Në vendin e quajtur « Terti »,
në pyllin e fshatin « Mazrek », në Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan : 9 parcela të kultivuara me gjithësej 820 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Nga puna e një tjetër grupi Efektivësh të Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të imtësishëm në pyllin e fshatit « Plan », të komunës Pult, në Shkodër, u gjetën dhe u asgjesuan : 2 parcela të kultivuara me 650 rrënjë bimë narkotike, si dhe 850 kubikë me fidanë Canabis Sattiva. U bë asgjesimi i këtyre bimëve në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Për të dy rastet, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Kultivim i bimëve narkotike ».