Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

-Në fshatrat Vilë dhe Arrë, në Shkodër, në vendet e quajtura ”Kodra e Kronit » dhe « Lugina e Vilës », janë gjetur dhe asgjesuar : 10 parcela me 1040 rrënjë bimë Canabis Sattiva. Këto bimë arrinin në lartësi 80-175 cm. -Në vëndin e quajtur Trushte, në Pukë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur dhe asgjesuar : 13 parcela me 2175 bime narkotie Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGODITET NE KOKË 56-VJEÇARI, RREZIKON JETËN
Artikulli tjetërSPICE GIRLS RISHFAQEN PËR 20 VJETORIN E KRIJIMIT