Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjesuan :

-Në malin e fshatit « Benë », në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar : 41 (dyzet e një) parcela me 3281 (tre mijë e dyqind e tetëdhjet e një) rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në vëndin e quajtur fshati « Drishtë », në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar : 5 (pesë) parcela me 520 (pesëqind e njëzet) bimë narkotike të dyshuara si ato të Canabis Sattiva. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjën e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale, « Kultivimi i bimëve narkotike », parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakShqipëria do të jetë për herë të parë në grupet për kualifikueset në botëror me Italinë.
Artikulli tjetërMIQËSORET, VLLAZNIA HUMBET EDHE TË TRETËN