POLICIA PO PUNON PËR IDENTIFIKIMIN DHE KAPJEN E AUTORËVE TË PARCELAVE. Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u mor informacion në rrugë operative se në fshatin Pog, në komunën Pult, në Shkodër, ka të mbjella me bimë narkotike.
Mënjëhere u vënë në lëvizje Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku gjatë një kontrolli të imtësishëm u bë e mundur gjetja dhe asgjesimi i : 520 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Këto bimë ishin të mbjella në dy parcela. Bimët u asgjesuan në vënd me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.