Policia asgjeson 666 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva.

Më datë 22.06.2016 nga Policia e Shkodrës në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 666 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGRABITET NJË LOKAL NË LAGJEN “NDOC MAZI”, POLICIA NË KËRKIM TË AUTORIT
Artikulli tjetërKANOSJE PËR SHKAK TË DETYRËS, ARRESTOHET 54 VJEÇARI