Vau i Dejës
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Forte”.
Asgjësohen në total 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.
Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.