Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

-Në fshatin Mazrek, në Shkodër, janë gjetur e asgjesuar : 7 parcela me 477 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin Barcoll, në Shkodër janë gjetur e asgjesuar : 2 parcela 145 rrenje bime narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër janë gjetur e asgjesuar : 6 parcela 308 rrenje bime narkotike Canabis Sattiva. Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSKËNDËRBEU HYN NË HISTORI, KALOJNË NË FAZËN PLAY-OFF
Artikulli tjetërPUTIN HAKMERRET NDAJ PERËNDIMIT, GROPOS 9 TON USHQIME