Një sasi prej 2,080 bimë Cannabis Sativa është asgjësuar nga policia e Krujës pas një hetimi disa mujor, pjesë e operacionit “Krasta 2” .

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar tre shtetas dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në pranga përfunduan:-Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;-Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;-Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Ndërkohë, në fshatin Nikël, në ambient të pyllëzuar u gjetën dhe asgjësuan 675 bimë Cannabis Sativa. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim.

Artikulli paraprakPLAGOS FQINJIN NË QAFË, ARRESTOHET 58 VJEÇARI
Artikulli tjetërNË VATIKAN PËRKUJTOHET ARDHJA E PAPA GJON PALIT II NË SHQIPËRI