Asgjësohen 6555 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva në proçes tharje
Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në bashkëpunim me shërbimet e D.V.P Shkodër kanë organizuar një plan operacion në njësinë administrative Pult, Shkodër në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale me qëllim identifikimin e parcelave të mbjella, ambjenteve të përshtatura për grumbullim, tharje, magazinim dhe trafikimin e lëndëve narkotike cannabis sattiva dhe asgjësimin e tyre. Në kuadër të këtij operacioni kanë marrë pjesë 150 forca policore : * F.N.SH. – Tiranë dhe F.N.SH. – Shkodër gjithashtu dhe specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rendit dhe Sigurisë Publike në bashkëpunim dhe me shërbimet e D.V.P. – Shkodër. Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike brënda të cilave u gjetën : * 6555 bimë të dyshuara cannabis sattiva në proçes tharje të cilat u asgjëuan në vend me anë të djegies Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 Kodit Penal.