Asgjesohet grupi greko-shqiptar, trafikonte drogë në Pire dhe Salamina

Dy shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në flagrancë në ishullin e Salaminas dhe për trafik droge. Policia ndërmori investigime pas sinjalizimeve se një grup kriminal trafikonte sasi të mëdha droge në zonën e Pireut, por edhe në Salamina, që ësahtë ishulli më i afërt pranë brigjeve të kryqytetit Athinë. Pikërisht në këtë ishull është mundësuar arrestimi i dy prej pjesdëtarëve të grupit, një shtetasi shqiptar me moshë 32 vjeç dhe një grek i moshës 58 vjeç. Në automjetin e tyre, në vende të posapçme, ishin fshehur 40 paketa plastike, që të gjitha bashkë kishin një sasi kabanisi prej gati 42 kilogramë (41,920 gr). Krahas arrestimit të një tjetri shtetasi shqiptar me moshë 34 vjeç, policia sekuestroi drogën, dy automjete dhe 9 celularë, si dhe një shumë parash prej 350 eurosh.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN 15 PIKA KARBURANTI,NUK RINOVUAN LIÇENSAT
Artikulli tjetërDIGJET AUTOBUSI NË DIVJAKË,DYSHOHET PËR SHKAK TË KONKURRENCËS