Greqi, asgjësohet grupi Shqiptar që trafikonte drogë dhe barna të shtrenjta .Janë arrestuar 5 shtetas shqiptarë, 1 greke dhe 1 shqiptare është shpallur në kërkim

 

Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që trafikonte drogë, por edhe barna të shtrenjta që u jepen të sëmurëve me kancer. Janë arrestuar pesë shtetas shqiptarë, si dhe një shtetase greke. Një tjetër shtetase shqiptare është shpallur në kërkim. Sipas policisë, veprimtaria e grupit kriminal konsistonte në transportimin, magazinimin dhe shitjen e drogës. Nga kontrollet e policisë në banesat dhe automjetet e pjesëtarëve të grupit u gjetën dhe u sekuestruan 26,7 kg kanabis, një revolver dhe 14 fishekë, një shumë parash prej 23 mijë eurosh, dy automjete, një peshore preçizioni dhe disa telefona celularë. Nga kontrollet në dy banesa të tjera, në Kipseli dhe Neo Kosmo, u gjet një sasi e madhe barnash që u jepen të sëmurëve me kancer.

Artikulli paraprakPERUROHET MUZEU MESJETAR,I PRANISHEM KRYEMINISTRI RAMA
Artikulli tjetërKLANDESTINET SHQIPTARE PROBLEM PER TE KALUAR PORTET E HOLLANDES